Pse Basha nuk e sulmon Ramën? Ja si përgjigjet Berisha

Publikuar tek: politike, më 21:06 12-06-2017 Pse Basha nuk e sulmon Ramën? Ja si përgjigjet Berisha

Nga studio e “ABC Neës” Sali Berisha ka thënë për herë të parë, pse Lulzim Basha nuk e sulmon Edi Ramën. Për ish-kryeministrin fushata e PD është përqëndruar tek ekonomia dhe punësimi. Në intervistën e dhënë Berisha u shpreh është komod me mospraninë e tij në fushatën elektorale.

Një fushatë që po perceptohet ndryshe nga të tjerat. Ndryshe në mënyrën sesi artikulohen akuzat, por ndryshe edhe pse s’jeni ju pjesë e fushatës. Si ndjeheni jashtë zhurmës elektorale?

Komod, pa asnjë keqardhje. Sepse në 26 korrik të 2013 vendosa ti them lamtumirë lidershipit. Një vendim i marrë me ndërgjegje të plot. Asnjë lloj imponimi, i përgatitur për vite e vite. Erdhi momenti që isha kryeministër dhe i humba zgjedhjet

Katër vite pas tërheqjes, keni qenë në aktiv në parlament, aktiv në Partinë Demokratike…

Kam qenë sepse unë deklarova që po dorëzoj funksionet e lidershipit, por jo Sali Berishën. Jam në mbrojte të interest publik, jam në mbrotje të qytetarëve.

Jeni prezent në PD dhe në parlament, por nuk jeni thjesht si individ, sepse jeni një ideologji. Me pozicionimin në vendin e 7 me largimin e mbështetësit më të afërt, si ndjeheni për këtë?

Fushatë udhëhiqen nga liderët dhe ky është Lulzim Basha. Kjo është e prerë. Mund të isha dhe tre vende më lartë, edhe pse më poshtë, s’ka asnjë domethënie. Lidhur me listat, kjo është listë e PD, e përpiluar nga kryetari, në të cilën ai beson plotësisht se është më e mira për të fituar zgjedhjet. Ai ka bërë më të mirën e mundshme për të çuar PD drejt fitores.

Listat tuaja janë shoqëruar gjithnjë me debate…

Kryetari e ka deklaruar se është lista e fundit që bëhet në këtë formë. Rëndësi ka fitorja. Një fitore që duket në horizont, ndaj një kundërshtari që është i vetmi politikan në 27 vite, i futur në rreth të kuq. Njeri i dështuar në të gjitha premtimet e tij, si thotë dot shqiptarëve që ka ndërtuar një kilometër rrugë. Ndërtoi narko shtet.

Megjithatë Basha nuk e sulmon Ramën…

Të jemi realist në këtë pjesë. Janë grupet e mbështetësve, ata falin shumë gjëra. Janë grupe të tjera që përcaktojnë fatet e zgjedhjeve që kanë një set preokupimesh të tjera. Secili aktor politik është i përqëndruar në preokupimet e tyre. Lulzim Basha në çdo takim e denoncon krimin. Ka shndërruar në strumullar të fushatës së tij ekonominë, punësimin, me një revolucion të tërë radikal. Të jesh kryeministër e të të shdnërrojnë në gjysmagjel, më mirë të ikësh natën. Edi Rama ia bëri vetes.

Article Logic
Execution time: 0.0024809837341309
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82234" }