Kombëtarja e “Shpresave” ndalet në barazim "të bardhë" 0-0

Publikuar tek: sport, më 22:06 12-06-2017 Kombëtarja e “Shpresave” ndalet në  barazim

Ka përfunduar në rrezultatin e bardhë 0 – 0 përballja mes Kombëtares së 21-vjeçarëve, me Estoninë, në stadiumin “Elbasan Arena”. 21 vjeçarët  e Alban Bushit, erdhën në këtë takim me disa ndryshime në formacion krahasuar me sfidat e fundit.

Por pavarsisht këtyre ndryshimeve, “shpresat” kuq e zi ngulmuan gjatë gjithë takimit, pa mundur dot të gjenin rrugën e rrjetës. Seferi, Bare dhe Abazaj kishin në këmbët e tyre raste që mund të kishin ndryshuar rrjedhën e takimit, por dështuan përballë portierit estonez në tentativat e tyre.  Rastin më të pastër e pati Keidi Bare në minutën e 41, ku  mesfushori i Atletikos së Madridit, provoi me një goditje ballore në kuadratin e Estonisë, por pa sukses.

Në fraksionin e dytë gjërat u komplikuan me përjashtimin e Agim Zekës. Premiera e tij në eliminatore zgjati vetëm 3 minuta pasi hyri në fushë, pasi la Shqipërinë në inferioritet numerik. Ofensiva e kuqezinjve mbeti konstante edhe në pjesën e mbetur të lojës, por portieri Igonen u kthye në heroin e miqve.

Article Logic
Execution time: 0.014490127563477
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82242" }