Luksi i shfrenuar i deputetëve kosovarë: Në tre muaj shpenzuan mbi 134 mijë euro nga buxheti i shtetit (DOKUMENTI)

Publikuar tek: ekonomi, më 09:06 13-06-2017 Luksi i shfrenuar i deputetëve kosovarë: Në tre muaj shpenzuan mbi 134 mijë euro nga buxheti i shtetit  (DOKUMENTI)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës shquhen për luksin e shfrenuar, shpenzimet e tepërta e udhëtimet e shumta.

Këtë  e dëshmon dhe ky dokument i publikuar nga indeksonline. Bëhet fjalë për 134 mijë e 696 euro të shpenzuara nga buxheti i shtetit për udhëtimet e deputetëve brenda e jashtë vendit. 29 mijë e 218 euro, deputetët kanë investuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit. Derisa, 13 mijë e 540 euro për udhëtimet brenda vendit.

Mëditjet e tyre, kapin vlerën e 33 mijë e 332 euro. Ndërsa, 8 mijë e 422 euro për shpenzimet tjera të udhëtimit jashtë vendit.

Në dreka zyrtare të shtruara, deputetët kanë shpenzuar jo më pak se 47 mijë e 658 euro.

Veturat e mbushura me karburante, u kanë kushtuar 13 mijë e 679 euro.

Vetëm për tremujorin e parë të vitit 2017, për pagat dhe mëditjet e deputetëve janë shpenzuar 1 milion e 458 mijë e 524 euro.

luks_deputete.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022451877593994
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82283" }