BE: Të nisë zbatimi i Reformës në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 15:06 13-06-2017 BE: Të nisë zbatimi i Reformës në Drejtësi

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i bën thirrje autoritetetve shqiptare të nisin me zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Reagimi i Bashkimit Eruopian vjen në një kohë kur ligji i Vettingut për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua në Parlament por hasi në një tjetër ngërç, atë të ankimimit në Gjykatën Kushtetuese nga Unioni Shqiptar i Gjyqtarëve.

Reagimi i BE:

Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian dhe Delegacioni i BE në Tiranë i bëjnë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse që t'i përmbahen angazhimit të tyre të plotë ndaj zbatimit të Reformës në Drejtësi, që u votua njëzëri në Parlamentin shqiptar pothuajse një vit më parë.

Duhet të fillojë verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç parashihet në legjislacionin që tashmë është shqyrtuar nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

BE kujton se përparimi i besueshëm dhe i prekshëm në të pesë prioritetet kyçe, zbatimi i Reformës së Drejtësisë dhe në veçanti verifikimi, janë thelbësore për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.066203117370605
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82338" }