Kapen dy të rinj shqiptarë me 2 ton kanabis në Itali

Publikuar tek: rajon, më 20:06 13-06-2017 Kapen dy të rinj shqiptarë me 2 ton kanabis në Itali

Dy djem të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane teksa po shkarkonin nga kamioni plot 2 ton kanabis sativa.

Shqiptarët e moshës 24 dhe 27 vjeç janë arrestuar në Montenero di Bisaccia teksa po shkarkonin drogën për ta magazinuar në një vilë.

Dyshohet se droga kishte për destinacion rajonin e Molises dhe kap një vlerë prej rreth gjysmë milion euro, nëse do të hidhej në treg.

Shqiptarët u kapën në befasi gjatë një operacioni të karabinierëve, të cilët sekuestruan edhe një armë zjarri.

45y345y46u56ui5i.jpg

Article Logic
Execution time: 0.015987157821655
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82375" }