Zaev: Emrin e Maqedonisë do e vendosin qytetarët me referendum

Publikuar tek: rajon, më 21:06 13-06-2017 Zaev: Emrin e Maqedonisë do e vendosin qytetarët me referendum

Emri i ri i Maqedonisë do të vendoset shumë shpejt dhe nga vetë qytetarët, kjo gjë u pohua nga vetë Zoran Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas daljes nga Zyra e Prokurorisë  Speciale Publike, ku ai ishte i thirrur si dëshmitar dhe i dëmtuar për rastin “Target” për përgjimin e paligjshëm të mbi 5000 qytetarëve, tha se Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov sot ka shkuar në Athinë, por nuk do të diskutojë për emrin, transmeton TetovaSot.

“Qëllimi i vizitës është që të krijojë marrëdhënie më të mira midis fqinjëve, dhe të krijojë teren për takime më të shpeshta të nivelit të lartë”, tha Zaev. Në lidhje me këtë çështje, Zaev tha se do të konsultohet edhe me opozitën, por në fund do të vendos populli me anë të një referndumi.

Article Logic
Execution time: 0.012493848800659
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82377" }