Nishani e nderoi me titullin “Mjeshtri i Madh”, aktorja e njohur i shpreh mirënjohjen dhe tregon kujt ia dedikon

Publikuar tek: kulture-art, më 07:06 14-06-2017 Nishani e nderoi me titullin “Mjeshtri i Madh”, aktorja e njohur i shpreh mirënjohjen dhe tregon kujt ia dedikon

Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Anisa Markarian u vlerësua dy ditë më parë me titullin e lartë “Mjeshtri i Madh”.

Përmes një statusi në facebook, aktorja i shpreh mirënjohjen presidentit Bujar Nishani për këtë vlerësim dhe tregon se kujt ia dedikon titullin që e rendit krah mjeshtrave të kinematografisë shqiptare ndër vit.

STATUSI I PLOTË

I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj,

Ju jam thellësisht mirënjohëse për vlerësimin e lartë që më bëni, duke më renditur mes emrave më të spikatur të artit e të kulturës shqiptare.
Marrja e Titullit «MJESHTËR I MADH» është dëshmia më bindëse që, kur u përkushtohesh me vullnet e cilësi, pasionet dhe talenti i lindur mund të ushtrohen mjeshtërisht.

Dekoratën e çmuar ua kushtoj prindërve të shtrenjtë, në shenjë falenderimi e mirënjohjeje për gjithçka të bukur e të rëndësishme që kam arritur në jetë falë edukimit të tyre.
Më ushqyen respektin për gjuhët e dy kombeve të mi, më përçuan prirjet artistike, më mprehën kërshërinë intelektuale.

Një mirënjohje të pafund e një përkushtim të posaçëm për dy shpirtra udhërrëfyes: dajën tim të paharruar, virtuozin e artit skenik, Prokop Mima, dhe poetin-qëndistar të ekranit të madh, kryemjeshtrin Viktor Gjika, të cilit më 23 qershor do t’i përkujtojmë 80-vjetorin e lindjes.
Jam e bindur se atje lart ku janë, sonte, që të dy, ndihen krenarë për mua.

Ju faleminderit nga zemra!

ANISA MARKARIAN 13.06.2017

 

19105534_1787741004872219_1391627815365371178_n.jpg

 19113978_1787740664872253_5356527296839507325_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.012157917022705
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82410" }