Ndodh e papritura në sheshin "Skënderbej”, Aurela Gaçe ndërpret koncertin për një arsye madhore (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:46 14-06-2017 Ndodh e papritura në sheshin

Aurela Gaçe ka ndezuar atmosferën në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e djeshme.  Me një audiencë prej qindra personash, për rreth 3 orë Aurela i vuri “flakën” skenës me këngët e saj ndër vite, që nga 1994, deri tek ajo më e fundit.

Mirëpo i mrekullueshëm dhe shumë për t’u vlerësuar qe gjesti i këngëtares, e cila ndërpreu koncertin për disa momente dhe bëri një lajmërim të rëndësishëm, shkruan newsbomb.al.

Rreth orës 23:00, një vajzë e vogël ishte larguar nga prindërit dhe kishe humbur në shesh. Aurela e mori në skenë, dhe u bëri thirrje prindërve që të marrin vogëlushen.

“Mos u tremb. Sa të jesh me mua je në duar të sigurta. Dhe unë kam dy vajza’,-i tha këngëtarja vajzës, e cila kërceu dhe këndoi për disa momente me vogëlushen kapur për dore, deri kur prindërit u afruan ta merrni.

Këngëtarja nuk la pa përmendur dhe Dr. Florin, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, por këndoi këngët e shkruara nga ai.

Që është një këngëtare e jashtëzakonshme, kjo nuk ka dyshimin më të vogël. Aurela me energjinë dhe vokalin e saj "elektrizoi" qindra të pranishmit, të cilët nuk lëvizën deri në përfundimin e koncertit. /Newsbomb.al/


Aurela Gaçe e jashtëzakonshme në sheshin... by newsbomb-al

Më shumë në këtë kategori: « Nishani dekoron 32 artistë brenda 1 dite, “shpërthejnë” rrjetet nga kritikat (EMRAT)
Dekoroi 32 artistë, aktori i njohur letër Nishanit: Jam në pritje të korigjimit të kësaj “harrese” »
Article Logic
Execution time: 0.003450870513916
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82422" }