Dekoroi 32 artistë, aktori i njohur letër Nishanit: Jam në pritje të korigjimit të kësaj “harrese”

Publikuar tek: kulture-art, më 11:06 14-06-2017 Dekoroi 32 artistë, aktori i njohur letër Nishanit: Jam në pritje të korigjimit të kësaj “harrese”

Presidenti Bujar Nishani dekori 32 artistë brenda një dite, me titujt “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Madh”.

Mirëpo, dhënia e këtyre titujve ngjalli reagime  të shuma nga personalitete të njohur.  Aktori i humorit, Agron Llakaj, pasi ka lexuar listën me 32 artistët,  ka reaguar duke i’u drejtuar presidentit Bujar Nishani, shkruan newsbomb.al.

Llakaj i kujton Nishanit, se një artist që ka dhënë kontributin e tij në artin shqiptar, por dhe në buzëqeshjen e çdo shqiptari, është aktori i humorit Behar Mera.

Duke e konsideruar “harresë”, mungesën e vlerësimit ndaj aktorit shumë të dashur, Llakaj shprehet se është në pritje të korrigjimit.

Reagimi i Agron Llakaj ndaj Bujar Nishanit:

I nderuar Zoti President i Republikës!

Shkëlqesi Bujar Nishani!

Lexova me kënaqësi vleresimin Tuaj në largim, për shumë emra të mëdhenj të skenes, ekranit por jo vetëm.

Tituj që shprehin vlerësimin pëer punën e çdo kujt, kontributin dhe investimin njerëzor dhe profesional në shërbim të publikut, për ta bërë këtë jetë të zymtë me më shumë besim, se gjërat e bukura në jetë nuk ndodhen vetëm në art.

Art i cili udhëheq shoqërinë, emancipon, edukon dhe argëton.

Zoti President, ndoshta nuk është detyra Juaj,  por në respekt të shumë e shumë emrave të vlerësuar nga Ju...,më lejoni tju tërheq vëmendjen për një emër shumë të njohur në vite e vite në Shqipëri dhe kudo ku punojnë shqiptarë, anë e mbanë botës.

Ai është humoristi Behar Mera...,me dhjetra vite në skenë, qindra personazhe dhe karaktere që sot i keni dhe i gjeni rëndomë në youtube me shumë e shumë klikime.

Një personalitet i padiskutueshëm i humorit, një partner po kaq dinjitoz...,nuk ka njeri të mos këtë marr buzëqeshjen dhe të qeshurën nga loja e Behar Merës.

Prej 5 vite ne Al Pazar shoë, ka prodhuar dhe punuar sa per 100 vite se bashku te nje trupe profesioniste estrade.

Zoti President, si artist i humorit, por edhe si partner dhe mik i Behar Meres....ju sjell thjesht ne vemendje, vleresimi per Beharin eshte vleresim edhe per Ju!

Natyrisht, Ai eshte Mjeshter i Madh, se e ka fituar me lojen dhe interpretimet e tij, ka dashurine e publikut qe eshte rritur dhe e ka rritur gjate gjithe karrieres se tij.

Zoti President, duke ju uruar punë të mbarë por edhe rrugë të mbarë, mbetem në pritje të korigjimit të kësaj 'harrese'.

Me respekt dhe konsideratë të lartë!

Agron Llakaj. /Newsbomb.al/ 

LEXO EDHE: Nishani dekoron 32 artistë brenda 1 dite, “shpërthejnë” rrjetet nga kritikat (EMRAT)

Article Logic
Execution time: 0.0024600028991699
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82440" }