Shqiptarët punojnë 465 orë mbi mesatare, cilat janë vendet Europiane që punohet më pak

Publikuar tek: ekonomi, më 13:17 14-06-2017 Shqiptarët punojnë 465 orë mbi mesatare, cilat janë vendet Europiane që punohet më pak burim INSTAT dhe OECD

Shqiptarët punojnë rreth 2230 orë në një vit, më shumë se të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ndërkohë që mesatarja e orëve vjetore të punës të vendeve të OECD-së është 1765 orë.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka publikuar statistikat e reja mbi Tregun e Punës më 12 qershor, në të cilën ka përllogaritur orët në punë sipas shteteve.

Numrin më të ulët të orëve të punës në vit e ka Gjermania të cilët punojnë vetëm 1371 orë dhe ndiqen nga holandezët, të cilët punojnë 1419. Më pak orë punojnë dhe norvegjezët me 1424, francezët 1482 orë, zviceranët 1590 orë.

Por këto janë dhe shtetet me produktivitetin më të lartë në BE, pasi vijojnë të kenë të ardhura më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, shqiptarët punojnë rreth 2230 orë në vit. Pas shqiptarëve, populli “më punëtor” në Europë duket se janë grekët, që sipas të dhënave të përpunuara nga OECD, punojnë rreth 2042 orë në vit.

Në botë, shqiptarët rezultojnë të punojnë me kohëzgjatje të ngjashme me meksikanët, koreanët, kostarikanët.

Më shumë në këtë kategori: « Bie ndjeshëm tregtia me pakicë, shitja e ushqimeve dhe pijeve
Ministrja e Ramës e thotë publikisht: S’mundëm të realizonim reformat, ç’ndodhi me 300 mijë vendet e punës »
Article Logic
Execution time: 0.003741979598999
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82450" }