Greqia përforcon qëndrimin: Maqedoninë e mbështesim, por me kusht që të ndryshojë emrin

Publikuar tek: rajon, më 15:06 14-06-2017 Greqia përforcon qëndrimin: Maqedoninë e mbështesim, por me kusht që të ndryshojë emrin

Ministri i Jashtëm i Greqisë Niko Kotzia dhe homologu tij maqedonas Nikolla Dimitrov janë takuar së bashku për të arritur kompromiset për integrimin e Maqedonisë drejt NATO-s.

Shteti grek është i gatshëm të ndihmojë integrimin e Maqedonisë drejt familjes euroatlantike, me kushtin e vetëm të ndryshimit të emrit.

“E dimë se fqinji ynë dëshiron të jetë pjesë e disa organizatave ndërkombëtare. Ne jemi të hapur t’i mbështesim përpjekjet e tyre, me kusht që së pari të zgjidhim çështjen e emrit. Ky është kusht, në të cilin mund dhe duhet të punojmë për arritjen e një kompromisi të pranueshëm për të dy palët. Në mënyrë që t’i ndihmojmë vendet dhe shoqëritë tona se më e dobishme është kapërcimi i pengesave historike dhe të mos insistojmë në konflikte që nuk na çojnë askund deklaroi ministëri i Jashtëm i Greqisë”, është shprehur Nikos Kotzias.

Edhe Dimitrov riktheksoi nevojën për kthim drejt të ardhmes. Megjithatë, duke theksuar se demokracia evropiane e Maqedonisë, është edhe në interes të Greqisë, Dimitrov kërkoi ndihmë nga fqinji jugor që së pari Maqedonia të hyjë në NATO me referencën e IRJM-së e pastaj të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

“Unë nuk jam nga ata që i japin rëndësi skulpturave, emrave. Mendoj se ajo i dëmton marrëdhëniet tona. Madje, mendoj se këto gjëra iu shkojnë për shtati atyre që nuk duan të kemi marrëdhënie të mira mes dy vendeve tona. Pasi, me këtë iu japim atyre argumente. Më pyetët se çfarë konkretisht do të ndërmarrim. Duhet punë, duhen ende takime. Megjithatë ne do të gjejmë mënyrë që t’i lehtësojmë këto diskrecione në marrëdhëniet tona”,– përfundoi Nikolla Dimitrov.

Dimitrov nuk zbardhi më shumë detaje se si do të veprojë tani Shkupi Zyrtar në lehtësimin e përshtypjes së përvetësimit të historisë, por kjo i mbetet qeverisë së re për të treguar hapa konkretë.

Kotzia komentoi se Maqedonia duhet të mësojë bëjë kompromise dhe të distancohet nga fakti që problemin gjeografik ta shndërrojë në problem identiteti. Megjithatë, Kotzis e la hapur mundësinë për negocionim, me qeverinë e re të Maqedonisë, duke shpallur edhe takimin e radhës në Tetor, në Shkup. 

Article Logic
Execution time: 0.0022389888763428
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82474" }