Mori titullin “Mjeshtër i Madh” nga Nishani, reagon aktori i njohur: Këtë cerek shekull të fundit jam ndodhur përballë vetes...

Publikuar tek: kulture-art, më 15:06 14-06-2017 Mori titullin “Mjeshtër i Madh” nga Nishani, reagon aktori i njohur: Këtë cerek shekull të fundit jam ndodhur përballë vetes...

Presideniti Bujar Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtëri Madh” 32 artistë brenda një dite, ndër to edhe aktorin e madh Viktor Zhusti.

Lista e dekoruar nga Nishani ka ngjallur reagime të shumta, madje ka pasur dhe nga ata që e kanë kritikuar.

Aktori Viktor Zhusti ka reaguar në shenjë falenderimi kundrejt këtij titulli të dhënë nga Nishani, sakaq tha se gjatë gjithë rrugëtimit të tij ka punuar për të bërë vetëm gjëra të mira.

“Gjate rrugetimit ne kete cerek te fundit te jetes, i ndodhur shpesh vetem e perballe vetes, ne momente te vecanta dobesie e sinqeriteti, kam menduar-jo pa dhimbje-per c'kam bere, c'ka mundesh e duhet te beja…”, tha ndër të tjera Zhusti.

POSTIMI:

FALENDERIM !
Gjate rrugetimit ne kete cerek te fundit te jetes, i ndodhur shpesh vetem e perballe vetes, ne momente te vecanta dobesie e sinqeriteti, kam menduar-jo pa dhimbje-per c'kam bere, c'ka mundesh e duhet te beja, per ato qe edhe dyshoj nese e kam bere mire dhe ato per te cilat s'kam asnje dyshim qe i kam bere keq: ne jeten familjare, shoqerore, artistike, me vjen papritur nje lajm qe me shkaktoi hutim, kenaqesi, detyrim. Me akordohet titulli : 
 "MJESHTER I MADH" !
Pasioni per teatrin, e vetmja nga dashurite e medha-qe ndoshta-nuk e tradhetova kurre, per te cilin nuk bera kompromis-e me solli miq te shume e kundershtare jo te pakte-dashuri qe me ka dhene me shume nga c'i kam dhene, merr kete vleresim te vecante ! 
Prandaj, ndjej domosdoshmerine te falenderoj me perzemersine me te thelle: publikun e kudondodhur, qe me ka pritur e shoqeruar kurdohere me ngrohtesi, qe me ka duartrokitur e falur njekohesisht, te falenderoj pedagoget e mij te nderuar-shume nga te cilet nuk jane me-e midis tyre te paharruarin Spahivogli-shpirti i te cilit, duket, kaperceu hapesirat dhe kufijte e vdekjes, pasi e ndjeja te pranishem ne sallen ku u nderua dhe duartrokit aq shume, te falenderoj koleget, qe me besuan e ndihmuan ne cdo hap !
Por, nje falenderim, teresisht i vecante, per Z. Nishani, qe me zemergjeresi prej Bujari, me vleresoi, si aktor e pedagog, me kete Titull te Larte ! Mirenjohje per Ju, Z. PRESIDENT !

Article Logic
Execution time: 0.016389131546021
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82479" }