Fitoi çmimin Nobel, akuzohet për plagjiaturë Bob Dylan

Publikuar tek: kulture-art, më 06:06 15-06-2017 Fitoi çmimin Nobel, akuzohet për plagjiaturë Bob Dylan

Një shkrimtare akuzon legjendën e muzikës rokut, Bob Dylan për plagjiaturë, në fjalimin e tij të çmimit Nobel për Letërsinë, për pjesë të cituara nga romani “Moby Dick”.

Shkrimtarja Andrea Pitzer, e cila ka analizuar fjalimin e rokerit për gazetën “Slate”, thekson se ka gjetur ngjashmëri të forta mes fjalës së Dylan në romanin “Moby Dick” dhe analizës së një faqe interneti për studentë në fushën e letërsisë, “SparkNotes”.

Romani i Herman Melville i publikuar në vitin 1851 bën pjesë në veprat e cituara nga rokeri në fjalimin që duhej t’i përçonte në minutat e fundit akademisë suedeze për të marrë paratë e çmimit të tij, 923 mijë dollarë.

Në fjalimin e tij, Bob Dylan citon Melville duke e quajtur balenën Moby mishëruesja e së keqes. Por, Pitzer vëren se kjo fraze nuk shfaqet në roman, por në një rezyme në faqen e internetit “SparkNotes”.

Sipas shkrimtares, fjalimi i Bob Dylan përmban 20 referenca ndaj romanit “Moby Dick” që i ngjajnë shumë analizës së “SparkNotes”.

Nga ana tjetër, edhe Akademia e Nobelit i habiti të gjithë duke zgjedhur këngëtarin dhe poetin amerikan për çmimin e letërsisë.

andrea-pitzer.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.017940998077393
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82542" }