Ministrja e Ramës e thotë publikisht: S’mundëm të realizonim reformat, ç’ndodhi me 300 mijë vendet e punës

Publikuar tek: ekonomi, më 07:06 15-06-2017 Ministrja e Ramës e thotë publikisht: S’mundëm të realizonim reformat, ç’ndodhi me 300 mijë vendet e punës

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, në emisionin e mëngjesit në "News 24", foli për realizimin e disa reforma, si dhe mospërmbushjen e shumë prej tyre.

Ndër to ajo përmendi dhe 300 mijë vendet e punës, të cilat nuk u realizuan dot. Por Ekonomi premton që në 4 vjeçarin e ardhshëm kjo do bëhet realitet.

 “Jo vetëm unë, por të gjithë ne që kandidojmë për listën e PS në Durrës përpiqemi të japim pjesë nga programi Shqipëria 2021. Ndalemi tek reformat e arritur dhe më pas tregojmë ato që duam të arrijmë. Në këto muaj kemi renditur punën tonë në 10 reforma.

Me reformën në drejtësi treguam një angazhim të madh, dhe një kokëfortësi shqiptare, që e nisëm dhe dot a çojmë deri në fund.

Me rëndësi është padyshim edhe reforma e re territoriale. Me interes ka qenë edhe reforma për rritjen e rolit të gruas.

 Jemi të ndërgjegjshëm për disa gjera që nuk i realizuam dot. Reforma për fuqizimin e gruas duhet të ecë më tej. Po kështu edhe reforma në shëndetësi nuk është ajo që duam, dhe në këtë drejtim do të vijojmë më tej. Nuk mundëm të realizonim objektivin për 300 mijë vende pune. Ne arritëm të krijonim vende pune për 183 mijë vetë, dhe sistemuam në zyrat e shërbimit të punësimit rreth 45 mijë vende pune që kanë nevojë të përmbushen me profesionistë. Dhe kjo do të vazhdojë në programin e ardhshëm. Vëmendja jonë do të jetë drejt bujqësisë, punësimit dhe industrializimit të vendit”,  u shpreh ministrja Milva Ekonomi.

Article Logic
Execution time: 0.0024030208587646
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82549" }