Foto e rrallë, këto janë femrat e para që thyen tabutë në Shqipëri

Publikuar tek: sport, më 11:54 15-06-2017 Foto e rrallë, këto janë femrat e para që thyen tabutë në Shqipëri

Një foto e rrallë po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.

Janë femrat që morën guximin për të hedhur themelët e para të lojërave me dorë, siç është volejbolli.

Vajzat e para vlonjate në ekipin e parë të volejbollit pozojnë në këtë foto të rrallë që tashmë publikohet për të parën herë për tu përfshirë në librin historik të titulluar “Kampionet e Vlorës 1930-1990”, e publikuar nga gazetari Ergys Alushi.

Femrat e para që hodhën themelet e këtij sporti janë: Fejzie Fisheku, Fetie Piraniqi, Eleni Gjyli, Fotika Skrame, Ana Ndini, Rexhina Luari, etj. Me një punë këmbëngulëse, nga viti 1961 deri në 1965, ekipi i “Flamurtarit” femra shpallet Kampion Kombëtar.

Volejbollistët që e ngritën në një stad më të lartë ishin: Natasha Lamaj(Cipi), Drita Shakaj, Engjëllushe Kapaj, Aljona Collaku, Liri Golemi, Vjollca Palla, Viti Zhupa me trajner të mirënjohurit Vllasi Syko e Thanas Strakosha. 

Më shumë në këtë kategori: « Surpriza, 2 orë pas dorëheqjes, ja ku shfaqet De Biasi tani
Vendim i papritur, Ronaldo largohet nga Real Madrid »
Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82580" }