Maqedonia nuk do quhet më kështu, pas “Republika e epërme e Maqedonisë” vjen propozimi për “Bullgaria jugperëndimore”

Publikuar tek: rajon, më 13:06 15-06-2017 Maqedonia nuk do quhet më kështu, pas “Republika e epërme e Maqedonisë” vjen propozimi për “Bullgaria jugperëndimore”

Kohët e fundit është diskutuar shumë për çështjen e emrit të Maqedonisë. Pas negociatave me Greqinë, pritet që Maqedonia jashtë shtetit të ketë një emërtim ndryshe.

Ndryshimi i emrit është kërkuar nga Greqia pasi kjo e fundit nuk e njeh Maqedoninë me emrin që kishte në ish-Jugosllavi, po vetëm si FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), pasi në Greqi është një krahinë që ka emrin Macedonia dhe lidhet me Aleksandrin e Madh. Për shkak të kësaj çështje, Athina ka bllokuar integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO derisa t’i lihet një emër tjetër.

Këto kohë po qarkullon emri i ri që do pagëzohet Maqedonia. Greqia ka propozuar ndryshimin nga Maqedoni në “Republika e epërme e Maqedonisë”. Ditën e djeshme në një takim midis ministrit të Jashtëm të Maqedonisë Dimitrov dhe homologut të tij Kotzias, ky i fundit u shpreh se i vetmi kusht që Greqia të negocioj për integrimin e Maqedonisë është ndryshimi i emrit.

Por sot për emrin e ri të Maqedonisë ka ardhur një tjetër propozim nga Bullgaria. Ajo dëshiron që Maqedonia të quhet “Bullgaria jugperëndimore”.

Si do të jetë emri përfundimtar i Maqedonisë kjo mbetet për t'u parë.

Qeveria në konsultim edhe me opozitën, do të diskutojë për çështjen e emrit me Greqinë. Por, në fund do të vendos populli me anë të një referendumi”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Article Logic
Execution time: 0.0023400783538818
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82604" }