Zbulohet pasuria e ministrave dhe deputetëve, ja kush është më i pasuri

Publikuar tek: ekonomi, më 15:06 15-06-2017 Zbulohet pasuria e ministrave dhe deputetëve, ja kush është më i pasuri

Pasuria e kabinetit qeveritar, si dhe e 120 deputetëve të Parlamentit të Kosovës vlerësohet rreth 300 milionë euro. Vetëm zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ka deklaruar pasuri në vlerë prej 106 milionë eurosh.

Pothuajse secili nga 120 deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës ka pasuri që llogariten me miliona, duke përfshirë këtu edhe pasurinë e patundshme të deklaruar, si dhe paratë e depozituara në llogaritë bankare.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë të publikuar nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), mediat kosovare kanë bërë një llogaritje të pasurisë së deklaruar të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, e cila rezulton të jetë rreth 300 milionë euro. Më i pasuri nga të gjithë politikanët është zëvendëskryeministri në largim Ramiz Kelmendi, i cili ka deklaruar aksione në rrjetin e supermarketeve “ETC”, që vlejnë jo më pak se 106 milionë euro. Ai po ashtu ka deklaruar se ka në pronësi dy shtëpi në vlerë prej 230 mijë eurosh, toka në vlerë prej 45 mijë eurosh, si dhe 3200 euro para në bankë. Pas Kelmendit më i pasuri rezulton kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri me një pasrui rreth 7 milion euro. Ai ka deklaruar se ka në pronësi 4 shtëpi në vlerë prej 1 milion e 360 mijë eurosh, si dhe një sipërfaqe të madhe të tokës në vlerë prej 6.2 milionë eurosh

Ndërsa 222 mijë euro është vlera e pasurisë së deklaruar për dy shtëpi- në pronësi të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit i cili ka dhe një automjet të llojit Jeep e që vlen mbi 16 mijë euro

Veseli ka deklaruar edhe para në emër të tij dhe të bashkëshortes së tij, të cilat i mbajnë në disa nga bankat në Prishtinë, të cilat arrijnë shifrën e mijëra eurove. Por ai ka të ardhura vjetore rreth 50 mijë euro që vijnë nga posti i kreut të parlamentit dhe një biznesi privat të tij "Kobit PC". m

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka në pronësi pasuri të patundshme si shtëpi dhe tokë në vlerën e 830 mijë eurove. Ndërkohë që të ardhurat e tij vjetore janë 17 mijë euro

Kreu i LDK-së dhe kryeministri në largim, Isa Mustafa, në deklarimin e pasurisë për 2017-ën, ka pranuar 503 mijë euro pasuri vetëm për shtëpi dhe tokë. Por ai ka dhe aksione me vlerë 40 mijë euro në kompaninë "Riinvest". Ndërsa në llogari bankare ai numëron rreth 65 mijë euro.

Sipas raportit të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në regjistrin e deklarimit të pasurisë, nga data e emërimit 26.02.2016 në datën e dorëzimit, 31.03.2017 ka deklaruar: një tokë bujqësore (7 hektarë) si trashëgimi nga familja në vlerë 180 mijë euro; dhe një shtëpi me sipërfaqe (250m2) si trashëgimi nga familja, me vlerë 80 mijë euro. Ndërsa, në përshkrimin e hollësishëm të pasurisë së luajtshme, Presidenti Thaçi deklaroi, një automjet Audi, prodhim i 2016-ës me vlerë 15 mijë.

Ndërsa në llogarinë bankare kreu i shtetit ka një shumë prej 306 mijë eurosh.//abcnews//

Article Logic
Execution time: 0.002410888671875
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82617" }