Firma private dëmton fiderin në Tiranë, OSHEE e kallzon në Prokurori

Publikuar tek: ekonomi, më 12:28 16-06-2017 Firma private dëmton fiderin në Tiranë, OSHEE e kallzon në Prokurori

Një firmë private ka dëmtuar sot fiderin A14 20KV, duke lënë pa energji disa zona të populluara.

 Pa energji kanë mbetur: 

-rruga Besa,

-rruga 5-Maji,

-rruga e Dibrës,

-rruga Aleksandèr Mojsiu, dhe televizionet brenda Kinostudios.

 Grupi i avarisë së OSHEE është në terren e po punon për lokalizimin e defektit e riparimin e tij.

 Ndërkohë po bëhet dhe identifikimi i firmës që ka shkaktuar dëmin për të kryer me pas procedurat për kallëzim në prokurori.

Fideri A14 është i nënstacioit rajonal dhe furnizon me energji një pjesë të mirë të zonës së ish-Kinostudios.

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet pasuria e ministrave dhe deputetëve, ja kush është më i pasuri
Ky është projekti i Mabetex që e bën Shqipërinë si Dubai (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.018329858779907
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82719" }