Ky është projekti i Mabetex që e bën Shqipërinë si Dubai (VIDEO)

Publikuar tek: ekonomi, më 15:06 16-06-2017 Ky është projekti i Mabetex që e bën Shqipërinë si Dubai (VIDEO)

Të bësh Shqipërinë si Dubai, kjo gjë për disa mund të duket utopike vetëm kur e mendon dhe jo më që ta vësh në zbatim. Por projekti i kompanisë Mabetex e zotëruar nga Behgjet Pacolli, duket se do të kalojë çdo limit me projektin e saj në Divjakë. Projekti quhet “Divjaka a resort set in a national park” dhe sipas gjasave pritet të kushtojë plot 1 miliard euro.

Ky kompleks gjigand parashikohet të shtrihet përgjatë vijës bregdetare të parkut kombëtar të Divjakës, dhe nga shumë shihet si “shpëtimi” për Divjakën dhe gjthë Shqipërinë. Por ka dhe nga ata që kanë dalë kundër këtij projekti pasi pretendojnë se ai rrezikon të shkatërrojë parkun e Divjakës, e cila është një rezervat strikt natyror.

Por pavarsisht të gjithave nëse ky projekt do të vihej në zbatim, pa dyshim që do të ishte një shtysë e madhe për turizmin shqiptar dhe mund të themi se ku lloj sketori do të merrte një dimension krejt tjetër.

Video e plotë e projektit më poshtë:

 

Article Logic
Execution time: 0.069035053253174
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82740" }