Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, presidenca jep përgjigje kush do të mandatohet

Publikuar tek: rajon, më 07:06 17-06-2017 Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, presidenca jep përgjigje kush do të mandatohet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e pritur çertifikimin e rezultateve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit dhe pastaj do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese për mandatimin e Qeverisë së re.

Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” zyrtarët e Presidencës, ndonëse nuk kanë dhënë më shumë detaje se a do ta mandatojë i pari i shtetit edhe partinë e dytë për ta formuar Qeverinë nëse koalicioni më i madh nuk mund t’i sigurojë numrat e nevojshëm në Kuvend.

“Presidenti nuk mund të ndërmarrë veprime pa u bërë çertifikimi i rezultateve zgjedhore. Pas çertifikimit, brenda afateve të përcaktuara, ai do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në përgjigjen e shkurt nga Presidenca për gazetën “Zëri”.    

Në anën tjetër njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se duhet shpejtuar në formimin e institucioneve, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka, i cili njëherësh është njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, ka thënë për “Zërin” se nëse Kosovës para tre vjetësh iu deshën gjashtë muaj të humbura për ta formuar Qeverinë, tani nuk e ka luksin që t’i humbë edhe gjashtë muaj apo më shumë në beteja të panevojshme të inateve ndërpartiake.

Drejtues të koalicionit PAN insistojnë se vetëm atyre u takon mandati për formimin e Qeverisë pasi siç thonë ata, kanë fituar më së shumti vota më 11 qershor, ekspertët ligjorë thonë se dispozitat kushtetuese janë krejtësisht të qarta dhe se nuk ka dyshim se presidenti i Republikës ia jep mandatin personit i cili dëshmon se ka besimin e shumicës së deputetëve të Parlamentit, përkatësisht kush e siguron shumicën e thjeshtë prej 61 votave, shkruan sot, gazeta Zeri.

Article Logic
Execution time: 0.017924785614014
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82812" }