Presidenti Halili "skanon" Tiranën: Na rrëzuan nga Superiorja, ja e vërteta e gjithë sezonit në klubin tonë

Publikuar tek: sport, më 12:06 17-06-2017 Presidenti Halili

Gjithçka rinis nga pika e fillimit. Presidenti i Tiranës Refik Halili ka dalë sot përpara gazetarëve për të prezantuar një sezon të ri futbollistik për 24 herë kampionët e Shqipërisë, KF Tirana.

Refik Halili prezantoi para gazetarëve dy emrat e rinj që vijnë te Tirana me objektivin e rikthimit të saj në Superligë, pas një sezoni që do të kalojë në kategorinë e parë. Braziliani Ze Maria, një emër i njohur për futbollin ndërkombëtar , ish-lojtar i Interit do të jetë në krye të pankinës bardheblu së bashku me dy ndihmës që i ka sjellë nga jashtë.

Ndërsa si drejtor administrativ i klubit, për të administruar financat dhe organizimin, një tjetër emër që ka lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gert Dajci, do të bashkohet me bardheblutë. Një emër tjetër, një trajner i suksesshëm, do të marrë përsipër Akademinë e Tiranës, e cila ka prodhuar talente por deri tani nuk është menaxhuar sic duhet.

Sulejman Mema, do të zëvendësojë Krenar Alimehmetin, dhe është trajneri i 17-vjecarëve të Tiranës që ketë vit mori vendin e parë. Analiza e Halilit i vënë nën presion dhe duke mbajtur mbi shpinë gjithë akuzat për dështimin e Tiranës, Halili tha se për këtë sezon, nuk ka bërë gabim sa i përket financave të klubit, për të pastruar gropën e zezë financiare të këtij klubi të madh.

“Nuk do të heq dorë nga Tirana dhe këtë duhet ta dijnë të gjithë” garantoi Halili, i cili iu përgjigj interesimit të gazetarëve për donatorë të rinj. U fol për emrin e Kastratit, për të cilin Halili tha se e ka mik shtëpie e familje, dhe asnjëherë s’ka dëgjuar prej tyre ndonjë dëshirë për tu bashkuar me Tiranën. U fol edhe për emrin e Lut Nurit, zv.Presidentit të FSHF që më parë ka qenë pjesë e donatorëve të Tianës.

“Atyre që kanë qenë kontribues të KF Tirana unë ua fal, por nuk do të lejoj askënd të hipin mbi mua dhe të më marrin klubin”, tha Halili. Analiza e presidentit shkoi edhe për dy trajnerët e zgjedhur prej tij, Ilir Daja dhe Mirel Josa, të cilët, sipas presidentit u larguan me mirëkuptim nga ekipi për mosarritjen e rezultateve. Një mesazh ishte edhe për Tifozët.

“U kërkoj ndjesë të madhe nga thellësia e shpirtit. Unë I kërkoj ndjesë cdo tifozi nga më i madhi te më i vogli. E di që kanë derdhur lot për këtë fatkeqësi të klubit tonë por rënia nga kategoria nuk ka qenë kurrë dëshira ime dhe kurrë nuk e kam menduar se do të shkonte deri këtu. Po marr përgjegjësitë e mia dhe do të bëjmë gjithcka për të ringritur Tiranën”, deklaroi Halili.

Trajneri Brazilian: "Do ta ngjis Tiranën në superior Ze Maria"
Trajneri Brazilian mori ofertën nga Tirana një javë më parë. E studioi ekipin dhe pranoi ofertën për të qenë pjesë e drejtimit të bardhebluve. “Eshtë një klub me histori brilante dhe të ardhmen ashtu ua premtoj se do ta kenë shumë shpejt. Nuk e kam problem të punoj me presionin. Kam eksperiencë në Itali dhe në vende të tjera. Objektivi primar i klubit është rikthimi në superiore dhe tjetër objektiv është të kalojmë turin e pare të Europa League. 
Gjithashtu do të punojmë me talentet për ti dhënë mundësi ekipit të parë. Kam ardhur këtu për të rikthyer tifozët dhe ketë do ta bëjmë vetëm me lojën e bukur që do të bëjmë”, tha Ze Maria.

 

Administratori I ri: Lashë SHBA për Tironën

Gerti Dajçi do të jetë administrator i ri I KF Tirana.

“Falenderoj presidentin për mundësinë që më dha për të qenë administrator I klubit. Po diskutoj me presidentin për të nxjerrë më të mirën për ekipin. Fillimisht do të cojmë klubin në superior. Do ta kthejmë në shoqëri private dhe do ta ngremë në nivele me të larta. Pasioni për skuadrën më riktheu këtu. Si cun tirone e pashë si mundësi të mirë dhe erdha. Jam shumë I informuar për cfarë ka ndodhur deri tani. Do rregullojmë cdo lloj situate negative në klub” tha Dajçi. 

Article Logic
Execution time: 0.031285047531128
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82847" }