Në shtator Kosova anëtarsohet me të drejta të plota në Interpol

Publikuar tek: rajon, më 18:06 17-06-2017 Në shtator Kosova anëtarsohet me të drejta të plota në Interpol

Kosova është pranë një momenti historik, sipas raportimeve të mediave fqinje por një komunikate të qeverisë në largim, Republika e Kosovës është afër pranimit në INTERPOL.

 “Përmes një letre dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock, e ka informuar se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vënë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017”, thuhet në komunikatë, shkruan Rel.

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, vijon komunikata, do të avanconte shumë kapacitetet e Kosovës në luftë kundër të gjitha krimeve, si dhe do të fuqizonte shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. “Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë dy vjet e gjysmë të mandatit të saj, me përkrahjen substanciale të Kryeministrit Isa Mustafa, ka punuar me përkushtim të madh në avancimin e kapaciteteve të saj si dhe në bashkëpunim me dikasteret e tjera qeveritare kanë lobuar fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, punë e cila pritet të rezultojë me pranimin e Kosovës gjatë muajit shtator”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. INTERPOLI-i është organizata më e madhe e policisë në botë.

Article Logic
Execution time: 0.010445117950439
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82874" }