Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë godet Greqinë

Publikuar tek: rajon, më 09:49 18-06-2017 Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë godet Greqinë

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka tronditur ishullin Lesbos të Greqisë.

Banorët e Lesbosit po përjetojnë shqetësim të madh pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që po regjistrohen, pas tërmetit prej 6.1 të shkallës Rihter që goditi ishullin të hënën e kaluar.

Tërmeti i ri ka pasur epiqendrën 31 km në juglindje të Lesbosit, në një thellësi prej 10 km. 
Më herët ishin regjistruar edhe dy lëkundje të vogla, që e kanë çuar numrin e lëkundjeve pas tërmetit kryesor, në mbi 360 tërmete nën magnitudën 5 shkalla Rihter.

Më shumë në këtë kategori: « Në shtator Kosova anëtarsohet me të drejta të plota në Interpol
Bie nga kati i 10-të shqiptari në Itali, në gjendje të rëndë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82888" }