Alarmohen biznesmenët e Gjirokastrës: Po na ikin turistët! Çfarë po na mban 'peng' biznesin (FOTOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:06 18-06-2017 Alarmohen biznesmenët e Gjirokastrës: Po na ikin turistët! Çfarë po na mban 'peng' biznesin (FOTOT)

Qyteti jugor i Gjirokastrës që prej vitit 2005 është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-së. Rrugët e kalldrëmta dhe çatitë karakteristike me pllaka guri gri i japin këtij qyteti veçantinë në sytë e turistëve.

Në “Pazarin e Vjetër” të qytetit kanë filluar punimet për rigjallërimin e kësaj zone, i cili është destinacioni kryesor i turistëve vendas dhe të huaj.

Investimet për këtë projekt  janë mundësuar nga  fondacioni “Albanian-American Development Foundation”. Punimet kanë filluar që në muajin tetor dhe sipas projekt-zbatimit afati përfundonte pas tetë muajsh.

a6a71d84-5d71-4dcf-9689-c453447f6f6f.jpg

Në muajin qershor, rikonstruksioni duhet të kishte përfunduar, kjo dhe për shkak të fluksit të turistëve që ka qyteti i gurtë gjatë muajve të beharit.

Por ditën e sotme newsbomb.al mësoi se firma që ka marrë përsipër punimet ka vendosur ta shtyjë afatin dhe 4 muaj të tjerë, duke bërë që punimet të vazhdojnë gjatë muajve të verës deri në fund të muajit shtator.

Bizneset, që aktivitetin e tyre e ushtrojnë në këtë zonë, janë shprehur të pakënaqur nga ky vendim, pasi skelat në fasadat e dyqaneve pengojnë turistët blejnë produktet që ata shesin.

eecf7675-da83-4ac7-bff9-ec8bd0d25dc6.jpg

Produket kryesore që  gjenden në dyqanet në “Pazarin e vjetër” janë kryesisht tradicionale, duke  filluar që nga shitja e çentrove, veshjeve tradicionale, punimeve me dore, gdhendjet në gurë apo dru, deri tek reliket me pamjen e qytetit apo produkte të tjera me simbole kombëtare.

“Rikonstruksioni në këtë zonë është një gjë shumë e mirë, pasi rigjallëron zonën, por jemi lodhur nga punimet. Kanë filluar që në muajin tetor dhe nuk dihet se kur do të mbarojnë. Tani është kulmi i turistëve dhe kjo pamje me skela e llaç nëpër këmbë na pengon shumë në aktivitetin tonë”,- shprehet për newsbomb.al Jona, biznesmene e zonës.

Pas këtij shqetësimi, newsbomb.al kontaktoi me zyrën e sipërmarrësit të punimeve, të cilët na dhanë disa fakte të reja për rikonstruksionin në “Pazarin e Vjetër”.

“Punimet janë shtyrë me katër muaj të tjerë, por gjatë këtyre muajve që është fluksi i turistëve ne do heqim skelat në një pjesë të mirë pazarit, në mënyrë që dhe bizneset të punojnë, tjetër gjë s’kemi çfarë të bëjmë”,- u shpreh një nga inxhinjerët e projektit.

9f3f487a-3a03-442b-be3f-479b96c44c51.jpg

Vitin që lamë pas vetëm gjatë muajit korrik dhe gusht, qyteti i Gjirokastrës është vizituar nga 20 mijë turistë vendas dhe të huaj. Kreun e listës e mbajnë  vizitorët  nga Polonia ndjekur nga ata Gjerman, Hollandez, Norvegjez dhe Maqedonas. /Anxhela Ruçi për newsbomb.al/

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0028781890869141
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82917" }