Olti Curri degjeneron “live” banoren e “Big Brother”: Ambra ti je nga ato vajza që shkon me shefin, të kanë përdorur

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:06 18-06-2017 Olti Curri degjeneron “live” banoren e “Big Brother”: Ambra ti je nga ato vajza që shkon me shefin, të kanë përdorur

Ambra një nga pjesëmarrëset e këtij edicioni në “Big Brother” u eliminua mbrëmë duke humbur mundësinë të jetë fituese e çmimit të madh.

E ftuar sot në "Fan Club" me Olti Currin dhe Albana Osmanin ka folur sërish në lidhje me Elsamedin dhe marrëdhënien mes tyre.

Olti e ka ngacmuar në lidhje me ftesën që i ka bërë Fiorentina për të fjetur në një shtrat me të dhe Olsin, sakaq i thotë se e kanë përdorur.

Ambra shprehet se Fiori po bënte shaka, ndërsa Olti ngul këmbë duke i thëne se është cënuar dinjiteti i saj.

“Nuk e ndjen veten pak të ofenduar, fakti që janë marrë me ty të kanë përdorur si bibë”, tha Olti.

Teksa e pyet për marrëdhënien me Elsamedin ambra shprehet se ka qenë ai që ja ka ofruar të hyjnë në “Big Brother”. “Pranova edhe pse nuk kisha ndjenja për të”, tha Ambra.

"Ti je nga ato vajza që për një vend pune bie dakort të shkosh me shefin, pronarin”,  e pyet Olti.

Ndërsa përgjigja e Ambrës ishte se pranoi propozimin  e Elsamedit sepse kishte dëshirë të futej në “Big Brother”.

Article Logic
Execution time: 0.018898963928223
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82919" }