Kërcënohen me jetë motër e vëlla, autorët me armë në dorë: Mos shpërndani lekë për fushatë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:06 19-06-2017 Kërcënohen me jetë motër e vëlla, autorët me armë në dorë: Mos shpërndani lekë për fushatë

Motër e vëlla në Gjadër të Lezhës janë kërcënuar me jëtë gjatë ditës së djeshme.

Ata kanë deklaruar në polici se 3 persona të armatosur kanë zbritur nga fuoristrada dhe i kanë kanosur me armë zjarri me motivin që të mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale, ndërsa ende nuk është qartësuar se cilën forcë politike mbështesnin motër e vëlla. 

NJOFTIMI I POLICISË

Në datë 18.06.2017, rreth orës 14:50 në sallën e Komandimit u mor njoftimi se në fshatin Gjadër, Njësia Administrative Dajç, shtetasja M.N., 33 vjeçe, banuese në Gjadër është kanosur me armë zjarri nga disa persona. Me të marrë njoftimin u ngrit grupi hetimor, i cili shkoi në vendin e ngjarjes dhe janë kryer veprimet e para proceduriale, si dhe është organizuar puna për të bërë të mundur dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme rezulton se rreth orës 14:30, shtetasja M.N. së bashku me vëllain shtetasin E.N., kur po lëviznin me automjetin e tyre në Gjadër janë ndaluar nga një mjet fuoristradë tip ‘Benz’, nga ku kanë zbritur 3 persona.

Sipas kallëzimit të shtetases M.N., njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale. Nga veprimet hetimore rezulton se autorë të dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit: ­ S.N. 19 vjeç, banues në Lezhë­ G.M. 21 vjeç, banues në Lezhë­ A.M. 24 vjeç, banues në Lezhë.

Veprimet në lidhje me këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje. Strukturat e Policisë po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje. 

Article Logic
Execution time: 0.014955997467041
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82980" }