Sulmi me furgon në Londër, çfarë tha autori para se të shtypte besimtarët muslimanë?

Publikuar tek: bota, më 07:06 19-06-2017 Sulmi me furgon në Londër, çfarë tha autori para se të shtypte besimtarët muslimanë?

Zbardhen detaje të reja lidhur me sulmin e orëve të para të mëngjesit të sotëm në veri të Londrës pranë një xhamie.

Autori ka hipur mbi trotuarë dhe ka përplasur kalimtarët, të cilët kanë qënë besimtarë muslimanë teksa dilnin nga xhamia në parkun Finsbury.

Sipas dëshmisë së të lënduarve autori kishte thirrur me zë të lartë “do të vras të gjithë muslimanët”, ngjarje kjo që kishte ndodhur menjëherë pas lutjeve të natës së muajit të Ramazanit.

Si pasojë e përplasjes me furgon një person humbi jetën menjëherë, ndërsa 8 të tjerë janë plagosur rëndë. Autori u kap fillimisht nga kalimtarët dhe më pas u prangos nga policia e mbërritur për pak minuta. Deri tani nuk është saktësuar nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist të planifikuar. 

f5-1.jpg

f1-2.jpg

f4-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0089790821075439
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82984" }