Pushteti u shpërndan lopë banorëve si dhuratë për fushatë (DENONCIMI DHE FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:06 19-06-2017 Pushteti u shpërndan lopë banorëve si dhuratë për fushatë (DENONCIMI DHE FOTOT)

Sëmundja e lëkurës tek gjedhet, Dermatoza Nodulare, gjatë vitit 2016, u përhap edhe në fshatrat e rrethit të Matit, duke dëmtuar ekonominë e brishtë të fermerëve.

Dhjetëra lopë, të prekura nga sëmundja, ngordhën. Një vit më pas, në kulmin e fushatës elektorale, strukturat lokale në Mat, nisën të dëmshpërblenin fermerët, duke i kompensuar lopët e ngordhura.

Za’Lart, me qëllim angazhimin qytetar në denoncimin e parregullsive gjatë procesit zgjedhor, ka denoncuar rastin e lopëve që shpërndahen gjatë fushatës elektorale.

Në fotot e publikuara, duken lopët teksa  i zbresin nga kamioni, duke ua rikthyer banorëve.

 Për të mos ndikuar në preferencën e tyre politike, ndoshta do të ishte mirë, që fermerët të kompensoheshin para ose pas fushatës elektorale. /Newsbomb.al/

59468bdf9dbb0-mat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026440620422363
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82994" }