Xhafaj godet LSI-në: S’të bën Policia e Shtetit forcë të parë! Një mesazh të fortë për Prokurorinë e Haki Çakon

Publikuar tek: politike, më 09:06 19-06-2017 Xhafaj godet LSI-në: S’të bën Policia e Shtetit forcë të parë! Një mesazh të fortë për Prokurorinë e Haki Çakon

Ish-ministri i Brendshëm  Fatmir Xhafaj “thumbon” LSI-në për akuzat e saj ndaj Policisë së Shtetit ndërsa ia ka atribuuar një pjesë të përgjegjësisë Prokurorisë që sipas tij ka për detyrë të hetojë rastet në vend “të mbyllë dosjet e fundit”.

Xhafaj mbështeti publikisht drejtorin e Policisë Haki Çako duke vlerësuar mesazhin që Çako u ka dërguar drejtorëve të policisë në qarqe.

“Policia e Shtetit në vlerësimin tim nuk të bën forcë të parë e as nuk të pengon të bëhesh forcë e parë por janë qytetarët ata që vendosin, e kundërta është një provë e gabuar dhe e dështuar. Policia nuk mund të shërbejë rrufepritëse për shkarkesat elektrike të fushatës, thirrjet janë antikushtetuese.

Policia ka rolin e saj në parandalimin e ngjarjeve por mos harrojmë një rol të rëndësishëm ka prokuroria, rastet i janë referurar prokurorisë por askush nuk kërkon hesap ndaj prokurorëve që e kanë për detyrë të zbardhin ngjarjen.

Unë i bëj thirrje Prokurorisë të zbardhë këto ngjarje që cënojnë atmosferën e mirë të krijuar në këtë proces zgjedhor. Prokurorët nuk mund të mbyllin shpejt e shpejt dosjet e fundit por duhet të merren me këto raste në mënyrë që të merret vesh e vërteta dhe klima e rënduar apo përpjekjet për ta rënduar.

Vlerësoj rolin e drejtorit Çako, kam ndjekur në media një mesazh që u ka përcjellë strukturave, një mesazh shumë profesional por nga ana tjetër policia e shtetit duhet të jetë shumë e ashpër ndaj çdo akti dhune dhe të godasë çdo individ që synon shitblerjen e votës në këtë vend”, tha Xhafaj.

Article Logic
Execution time: 0.0053958892822266
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82996" }