Xhafaj e thotë publikisht: Këto janë dy meritat e vetme që i njoh opozitës

Publikuar tek: politike, më 09:06 19-06-2017 Xhafaj e thotë publikisht: Këto janë dy meritat e vetme që i njoh opozitës

Fatmir Xhafaj në një konferencë përpara gazetarëve, ka treguar dhe dy meritat që i njeh opozitës përsa i përket reformës në drejtësi.

 A njeh ndonjë meritë të opozitës për reformën në drejtësi?

Xhafaj: Opozitës i njoh dy kontribute. Që votoi me 22 korrik ndryshimet kushtetuese dhe që votoi dje 2 komisionet e vetingut.  Ndërsa zgjatja në kohë dhe kundërvënia ndaj procesit të vetingut  është merita tjetër.

Reforma në drejtësi duhet të mbështetet. Atë meritë të vërtetë ia njoh dhe ia respektoj. Shpresoj që opozita të ketë reflektuar.

Reforma në Drejtësi:

Xhafaj: Ndihem krenar që kam qenë pjesë e kam drejtuar procesin e reformës në drejtësi. Në përmbyllje të kësaj faze një falenderim për të gjitha ata që kontribuan që ëndrrën ta bënin realitet.

Fillimisht Edi Ramën, kolegët e mi deputet, anëtarët e komisionit, partnerët, ekspertët, median e cilindo tjetët që kontribuoi në realizimin e këtij procesi.

Reforma në Drejtësi është një angazhim dhe premtim i bërë nga ne dhe sot e themi me krenari që është nga premtimet më të mëdha të realizuara.

Emrat në institucionet e Vetingut:

Xhafaj: Dua të jem i sinqertë, e mirëkuptoj këtë lloj skepticizmi, e pranoj, kanë arsye që ta kenë, ky është një proces i vështirë, është bërë një përpkjeje për të përzgjedhur më të mirët, ndoshta ka emra të papërshtatshëm por shumë shpejt ata nuk do jenë më pjesë e këtyre strukturave/Newsbomb.al/

Lexo edhe: Xhafaj godet LSI-në: S’të bën Policia e Shtetit forcë të parë! Një mesazh të fortë për Prokurorinë e Haki Çakon

 

Article Logic
Execution time: 0.0024459362030029
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82997" }