Akuzat e LSI, flet për herë të parë “koka” e Policisë së Shtetit

Publikuar tek: politike, më 10:06 19-06-2017 Akuzat e LSI, flet për herë të parë “koka” e Policisë së Shtetit

Flet për herë të parë, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako pas akuzave në drejtim të tij artikuluara nga LSI.

Çako ka thënë se drejton një institucion të depolitizuar dhe nuk mund të prononcohet pavarësisht nga “korentet politike” apo interesat e tyre, siç u shpreh ai ndërsa siguroi se është në krye të detyrës dhe do vazhdojë të jetë.

“Unë jam Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit por jo lider i subjeketeve politike, në mënyrë kategorike nuk më lejohet të prononcohem pavarësisht nga korentet politike apo interesa të caktuara të tyre, përveç faktit që jam duke drejtuar një institucion të depolitizuar me ligj. Jam në krye të detyrës, do vazhdoj të jem në krye të detyrës. Policia sot është një nga institucionet më të besuara në sigurimin dhe menaxhimin e këtij procesi që monitorohet nga qendra në bazë e në të gjitha strukturat", u shpreh Çako.

Article Logic
Execution time: 0.012006998062134
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-83000" }