Bilanc tragjik, shkon një 79 numri i viktimave nga zjarri në Londër

Publikuar tek: bota, më 10:06 19-06-2017 Bilanc tragjik, shkon një 79 numri i viktimave nga zjarri në Londër

Pas zjarrit që ra në kullën Grenfell pak ditë më parë, konfirmohet nga autoritetet policore në Londër se numri i viktimave ka arritur në 79.

“Pesë nga viktimat deri më tani janë identifikuar zyrtarisht”, tha komandanti i policisë metropolitane Stuart Cundy.

 Ai u tha gazetarëve se "realiteti i tmerrshëm" është se nuk mund të identifikohen të gjitha viktimat.

 “Disa familje kanë humbur më shumë se një anëtar”, shtoi ai.

Njoftimi erdhi përpara heshtjes prej 1 minute që u mbajt në orën 11:00 në ndërtesat qeveritare për të kujtuar njerëzit që humbën jetën dhe të gjithë ata që u prekën nga zjarri në veri të Kensington javën e kaluar.

Deklarata e tij e fundit vjen pasi policia publikoi imazhe të reja nga brenda ndërtesës së djegur. Z. Cundy tha se numri i të vdekurve mund të ndryshojë, por jo aq shumë sa ka në ditët e fundit.

Ai shpërtheu në lot ndërsa u foli gazetarëve rreth skenës brenda kullës 24-katëshe në veri të Kensingtonit./Newsbomb.al/

Article Logic
Execution time: 0.0025820732116699
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-83004" }