Përplaset për vdekje shqiptari në Itali, kanosi ish-gruan me thikë në parkingun e makinave (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:06 19-06-2017 Përplaset për vdekje shqiptari në Itali, kanosi ish-gruan me thikë në parkingun e makinave (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Via Roma në Villongo të Italisë.

Një burrë nga Shqipëria është përplasur me makinë nga ish-gruaja e tij italiane, me të cilën kishin edhe një djalë.

Sipas mediave italiane viktima e identifikuar me emrin Agron Beshmata e priste ish-gruan në parkingun e bibliotekës ku ajo punonte me thikë në dorë.

Gruaja 44-vjeçare e frikësuar dhe për t’i shpëtuar sulmit i ka dhënë gaz makinës dhe e ka përplasur burrin për vdekje.

Gruaja kishte treguar më parë në polici se ish-burri e përndiqte vazhdeimisht pas ndarjes, ndërsa autoritete paraprakisht kanë sqaruar se përplasja që fatkeqësisht ka rezultuar fatale ka qenë aksidentale.

Article Logic
Execution time: 0.002263069152832
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-83006" }