Ankimimi i vettingut, reagon ish-zyrtari i lartë, zbulon qëllimin e fshehtë të padisë së shoqatës së gjyqtarëve

Publikuar tek: politike, më 11:06 19-06-2017 Ankimimi i vettingut, reagon ish-zyrtari i lartë, zbulon qëllimin e fshehtë të padisë së shoqatës së gjyqtarëve

Pak ditë pas padisë për të ankimuar ligjin për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë në Gjykatën Kushtetuese nga shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë vjen reagimi i ish-presidentit të republikës, Alfred Moisiu.

Ai thotë se padia është tendencioze dhe tentohet të preket vettingu.

“Duan që dorëheqja të njihet sa të zbulohen fakte ndaj tyre, pasi gjyqtarët duan të mos gërmohet e kaluara e tyre. Kjo sepse padia ka qëllim të mbrapshtë. Nga vettingu do ketë përmirësime në vend, por mua më shqetëson pranimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Moisiu.

Shoqatat e Gjyqtarëve kërkojnë që gjykata të shfuqizojë si të papajtueshme me kushtetutën kushtet e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, konkretisht nenin 7 në pikat a dhe c ku thuhet se gjyqtarët në kohën e kandidimit, të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën 10 vjet dhe të jenë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale.

Gjyqtarët kërkojnë shfuqizimin e pikës 1 të nenit 59 ku thuhet se Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jo gjyqtarë me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve. Këtu kërkohet të hiqet fjalë zëvendëskryetari.

Në pikën 8 të nenit 62, ku thuhet se Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit përbëhet nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar, shoqata e gjyqatrëve  kërkon që të hiqen fjalët 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar. E njëjta gjë kërkohet edhe në pikën 13 të nenit 62 ku ligji citon: Për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, krijohet një komision i përkohshëm i përbërë nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar

Shoqata e gjyqtarëve kërkon të shpallen si të papajtueshme me kushtetutën edhe pika 6 e nenit 68, pika 2 e nenit 72, pika 1 e nenit 157, pika 8 dhe 13 e nenit 160, pika 6 e nenit 166 dhe pika 2 e nenit 175.

Shoqata ka kërkuar shfuqizimin e disa pikave edhe të ligjit  për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, një tjetër ligj i goditur më parë në gjykatën kushtetuese nga unioni edhe më parë

Kërkesa është bërë më datën 25 maj dhe ky është ankimimi i 4 që vjen në Gjykatën Kushtetuese për ligjet e reformës në drejtësi pas ligjit të Vettingut dhe ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0026588439941406
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-83009" }