Kryebashkiaku i Bashës kërcënon hapur banorët: Do iu shembim shtëpitë po s’hoqët flamujt e PS e LSI (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 11:06 19-06-2017 Kryebashkiaku i Bashës kërcënon hapur banorët: Do iu shembim shtëpitë po s’hoqët flamujt e PS e LSI (VIDEO)

Mjaft e guximshme ka qenë deklarata e kryebashkiakut demokrat në një nga takimet e tij elektorale në fushatën e këtyre ditëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Xhelal Mziu, kryetari i bashkisë së Kamzës, i njohur për bindjet e tij të theksuara demokrate ka bërë një deklaratë të fortë ndaj banorëve të njësisë që ai administron.

“Hiqni flamujt e PS dhe të LSI që keni mbi çatitë e shtëpive, në të kundërt do tu shembim shtëpitë, komunat…”, është shprehur Mziu teksa mbante një fjalim në prani të disa banorëve të zonës, deklaratë që nga simpatizantët e Partisë Demorkatike është pritur me brohorima e ovacione.

Deklarata e fortë e kryebashkiakut Mziu është bërë në prag të ditës së votimeve, ditë kur rastet e incidenteve kanë qenë të shumta mes militantëve dhe zyrtarëve të subjekteve politike. Shumë prej tyre janë kërcënuar me armë, janë dhunuar e kanosur, ndërsa me këtë kërcënim kryebashkiaku i Kamzës duket sikur “po i hedh më shumë benzinë zjarrit”. 

 


Xhelal Mziu kërcënon banorët by newsbomb-al

Article Logic
Execution time: 0.002418041229248
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-83011" }