Pas shpinës së Metës, kandidati i tij i fut zarfin në xhep simpatizantit të LSI. Ç’ka aty brenda? (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 11:06 19-06-2017 Pas shpinës së Metës, kandidati i tij i fut zarfin në xhep simpatizantit të LSI. Ç’ka aty brenda? (VIDEO)

Dy ditë më parë, kreu i Kuvendit Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë nga shtëpia e Gjovalin Gjinit, një simpatizanti të LSI në Lezhë i cili u përfshi në një incident elektoral.

Meta tha se nëse “policia nuk kap zagarët, populli do të armatoset” dhe e gjithë vëmendja mediatike u orientua mbi këtë deklaratë.

Por në videon e publikuar nga newsbomb.al, gjatë vizitës së Metës në shtëpinë e simpatizantit të LSI, teksa grupi i Metës zbret shkallët, duket i pari në listën e Lezhës, Viktor Tushaj i cili i fut një zarf në xhep të plagosurit, simpatizantit Gjovalin Gjini.

Tushaj, duke menduar se mediet nuk po e xhironin këtë moment, ia ka futur zarfin si në fshehtësi por gjithçka tanimë është bërë publike dhe pyetja e vetme që mbetet është: Çfarë kishte brenda atij zarfi.

Ndiqni videon nga minuta 1.45. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0024349689483643
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-83012" }