Dhuna ndaj kryetares së LSI-së, reagon kandidati socialist: Aktrim i paskrupujt! Si qëndron e vërteta

Publikuar tek: politike, më 12:06 19-06-2017 Dhuna ndaj kryetares së LSI-së, reagon kandidati socialist: Aktrim i paskrupujt! Si qëndron e vërteta

Pas denoncimit nga LSI për dhunën e ushtruar dje nga simpatizantët e PS-së ndaj Saimira Laçit, kryetare e LSI në Pukë dhe Romina Kuçit, kryetare e LRI-së teksa po udhëtonin me një makinë, ka reaguar kandidati për deputet i PS-së Paulin Luli.

Paulin Luli, i cili renditet i 5-ti në listën e kandidatëve të PS-së në Shkodër, e quan një sajim të paskrupujt nga ana e Laçit ngjarjen e djeshme.

“Sqarojmë të gjithë opinionin publik se e gjitha është një sajesë e momentin. Është një aktrim i paskrupujt nga ana e saj. Qëllimi i vetëm është të çorodisin Policinë e Shtetit. Ajo u rrëzua vetë dhe pastaj u fut në makinë. Prokuroria e Policia të zbardhin ngjarjen. Banorët e Pukës të denoncojnë për shitblerje të votës", shprehet Luli.

Article Logic
Execution time: 0.0023961067199707
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-83018" }