Viktor Tushaj i fut në xhep në prani të Metës një zarf simpatizantit të LSI, reagon furishëm kryetari i PS-së

Publikuar tek: politike, më 12:06 19-06-2017 Viktor Tushaj i fut në xhep në prani të Metës një zarf simpatizantit të LSI, reagon furishëm kryetari i PS-së

Reagon kryetari i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri pas video-skandalit të publikuar në media ku Viktor Tushaj i LSI i fuste një zarf në xhep simpatizantit Gjovalin Gjini.

Gjatë vizitës së Metës në shtëpinë e simpatizantit të LSI, teksa grupi i Metës zbret shkallët, duket i pari në listën e Lezhës, Viktor Tushaj i cili i fut një zarf në xhep të plagosurit, duke menduar se mediet nuk po e xhironin këtë moment.

“Shih e shkruaj thote populli, se sado të shkruash kur sheh kështu skenash, çdo fjalë është e tepërt...” shkruan  Tahiri ndërsa publikon pamjet video që po qarkullojnë në media.

 

sssss.png

Article Logic
Execution time: 0.018548011779785
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-83022" }