Zarf në xhep simpatizantit në prani të Metës, vjen reagimi i parë nga LSI: Ishin lekët e kafesë, kontribut modest

Publikuar tek: politike, më 13:06 19-06-2017 Zarf në xhep simpatizantit në prani të Metës, vjen reagimi i parë nga LSI: Ishin lekët e kafesë, kontribut modest

Pas publikimit të videos ku kandidati Viktor Tushaj i LSI i fuste një zarf në xhep simpatizantit Gjovalin Gjini në prani të presidentit të zgjedhur Ilir Meta, vjen reagimi i parë nga rradhët e LSI.

Eglantina Mirashi, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun pranë LSI në Lezhë, thotë për newsbomb.al se ato ishin lekët e kafesë për të dhunuarin.

“Aty ishte nderi i kafes që i pim të gjithë zotërisë së dhunuar nga ata që kanë marrë peng vendin...kontributi modest i përbashkët i të gjithëve ne që ishin aty. Nuk është as krim e as turp te respektosh kafen e mikut tonë. Turp janë spekullimet qe po i bëhen kesaj. Turp janë ngjarjet e dhunshme që po na shoqërojnë çdo ditë dhe të gjithë heshtin”, thotë për newsbomb.al Mirashi.

Gjatë vizitës së Metës në shtëpinë e simpatizantit të LSI, teksa grupi i Metës zbret shkallët, duket i pari në listën e Lezhës, Viktor Tushaj i cili i fut si në fshehtësi një zarf në xhep të plagosurit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024261474609375
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-83023" }