Bie nga kati i 10-të shqiptari në Itali, në gjendje të rëndë (EMRI)

Publikuar tek: rajon, më 13:06 19-06-2017 Bie nga kati i 10-të shqiptari në Itali, në gjendje të rëndë (EMRI)

Një shqiptar nga Shkodra ka rënë nga një lartësi prej dhjetë metrash në vendin e punës në Itali dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve nga mediat italiane, i riu ishte duke punuar në çatinë e një kapanoni kur humbi ekuilibrin dhe ra.

Aksidenti në punë ndodhi këtë mëngjes në Via Nazionale Piemonte.

Mediat italiane thonë se shqiptari quhet Edmond Ndou, 33 vjeç, i cili u shpëtua nga një ekip i zjarrfikësve të Savonas, dhe u dërgua për mjekim në Santa Corona në Pietra Ligure, ku është shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0023081302642822
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-83028" }