Në Kukës janë 3 për 3, kush janë kandidatët që kërkojnë të përfaqësojnë kuksianët, tropojanët e hasianët

Publikuar tek: politike, më 19:06 24-06-2017 Në Kukës janë 3 për 3, kush janë kandidatët që kërkojnë të përfaqësojnë kuksianët, tropojanët e hasianët

Qarku i Kukësit është më i vogli në vend për sa i përket numrit të banorve dhe rrjedhimisht kjo reflektohet edhe tek numri i deputetëve që kjo zonë çon në parlament, që është vetëm 3.

Në fakt deri në zgjedhjet e vitit 2013-të qarku Kukës nxirrte 4 mandate, por me ristrukturimin e mandateve, mandati i 4-tët i Kukësit u kalua në Tiranë.

Në këtë qark, që është cilësuar historikisht si bastion i të djathtës, kemi një përplasje të fortë të PD-së me në krye Flamur Nokën dhe PS-së që udhëhiqet nga ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli e që pasohet nga presidenti i KF KUKËSI, Safet Gjici. Por edhe LSI nuk mbetet pas në këtë qark pasi në zgjedhjet e shkuara vetëm për disa qindra vota nuk arriti dot të marrë mandatin dhe për më tepër që në krye të listës ka një figurë të re si Silvi Beçaj.

Në 2013-tën ky qark u nda në 3 mandate për Partinë Demokratike dhe 1 mandat për Partinë Socialiste.

Nga të dhënat e deritanishme të sondazheve është një qark që premton surpriza./newsbomb.al

Lista e kandidatëve për deputet në qarkun Kukës:

Partia Socialiste:

ps_kukes.jpg

Partia Demokratike:

pd_kukes.jpg

Lëvizja Socialiste për Integrim:

lsi_kukes.jpg

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet:

pdiu_kukes.jpg

Lista e Barabartë:

libra_kukes.jpg

Article Logic
Execution time: 0.011528015136719
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-83738" }