PS-ja “pushton” hartën elektorale të Shqipërisë, ja e vetmja "fortesë" e PD-së

Publikuar tek: politike, më 03:06 26-06-2017 PS-ja “pushton” hartën elektorale të Shqipërisë, ja e vetmja

Nga të dhënat e deritanishme të KQZ, vetëm një qark nga 12 qarqet në Shqipëri është "blu".

Është pikërisht qarku i Kukësit ku Partia Demokratike është duke fituar, pasi deri më tani ka marrë 56.86 për qind, ndërsa PS-ja renditet e dyta me 34.75 për qind. LSI është e treta me 6.88%. Në këtë qark janë numëruar vetëm 19 kuti nga 173 të tilla.

Qarku i Kukësit nxjerr tre deputetë në Parlamentin e Shqipërisë ku sipas rezultateve paraprake e djathta merr 2 mandate dhe PS mandatin e tretë që i takon Mimi Kodhelit.

Ajo që është e sigurt deri tani është që Flamur Noka nga Partia Demokratike dhe Mimi Kodheli do të jenë sërish deputet në Parlamentin e Shqipërisë.  

Article Logic
Execution time: 0.020873069763184
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-83955" }