Film horror për Shqipërinë, kush janë aktorët e famshëm që interpretojnë

Publikuar tek: kulture-art, më 08:07 04-07-2017 Film horror për Shqipërinë, kush janë aktorët e famshëm që interpretojnë

Një ngjarje e mbushur me mister që lëkundet mes bestytnive popullore, kukudhëve dhe ekzorcizmit të një prifti ortodoks, i cili nuk e kishte ndërprerë ritualin që prej kohës së diktaturës së Enver Hoxhës.

Filmi rrotullohet rreth një vrasje shkaqet e së cilës nuk janë ashtu sic mendohet fillimisht. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 27 shtator 1997 afër kishës së Mesopotamit, ku ndodhi një masakër, mes viktimave edhe një gazetare, Anxhela.

Sic edhe kuptohet nga përshkrimi i skenarit, Shqipëria e 1997-ës është bërë skena e një filmi horror, me titull “Zgjimi i Enver Simakut”, me regji dhe skenar të Marko Lledo Escartinfo. Filmi pritet të shfaqet premierë në 8 korrik, natën e përmbylljes së festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec.

Filmi i regjisorit spanjoll është realizuar nga një kastë aktorësh të zgjedhur, shqiptarë e të huaj.

Nder ta janë: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Viktor Zhusti, Pirro Milkani, Ema Andrea, Laert Vasili, Lulzim Guhelli etj, shkruan panorama. 

Article Logic
Execution time: 0.0023109912872314
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-84924" }