Rama publikon VIDEO-n dhe njofton surprizën e mbrëmjes: Çfarë do të ndodhë dhe kush janë VIP-at që vijnë në Tiranë

Publikuar tek: kulture-art, më 13:39 05-07-2017 Rama publikon VIDEO-n dhe njofton surprizën e mbrëmjes: Çfarë do të ndodhë dhe kush janë VIP-at që vijnë në Tiranë

Mbrëmja e sotme do jetë një “çmenduri” e vërtetë në sheshin "Nënë Tereza".  

150 supermakinat luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës, biznesit, pritet të mbërrijnë në orën 19:00 në Tiranë dhe do të qëndrojnë deri nesër në mesditë.

Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social ka dhënë lajmin për qytetarët e Tiranës, duke u bërë thirrje njëkohësisht që të mos e humbasin një shfaqje të tillë.

“ALBANIA SUPERSTAR TONIGHT

Pas shumë përpjekjesh të finalizuara vitin e shkuar, për promovimin e Shqipërisë Turistike, karvani i famshëm i supermakinave GUMBALL 3000, nga Riga në Mykonos 2017, kalon për herë të parë nëpër Shqipëri dhe ndalon sot në kryeqytetin tonë Prej orës 17:00 në sheshin Nënë Tereza, nis festa në pritje të karvanit.

 150 supermakinat luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës, biznesit, pritet të mbërrijnë në orën 19:00 e do të qëndrojnë deri nesër në mesditë. DJ me famë botërore Afrojack është pjesë e karvanit dhe pritet të ketë një performancë surprizë në mesnatë.

Bashkëlidhur një moment ndalese i karvanit GUMBALL 3000 në Dubrovnik”, shkruan Rama në facebook.

Më shumë në këtë kategori: « Film horror për Shqipërinë, kush janë aktorët e famshëm që interpretojnë
RRËNQETHËSE, kjo është letra e fundit që Dritëro Agolli shkroi për Sadijen dhe premtimi që s’e mbajti dot »
Article Logic
Execution time: 0.020048141479492
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85108" }