Pagat e punonjësve në arsim, replika në distancë mes ministres teknike dhe sekretarit të MAS

Publikuar tek: aktualitet, më 14:07 05-07-2017 Pagat e punonjësve në arsim, replika në distancë mes ministres teknike dhe sekretarit të MAS

Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka bërë publike një parregullsi të vërejtur në ministrinë që ajo drejton për mëse një muaj.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Karabina thotë së administratës nuk i janë shpërndarë rrogat dhe ky veprim është i qëllimshëm dhe po i jepet ngjyrim politik.

“Në mënyrë të qëllimshme, institucioni është i bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017.Bëj një apel institucional për angazhimin e të gjithë aktorëve të ngarkuar nga ligji, për të dhënë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të krijuar artificialisht.”,- është shprehur ministrja Karabina.

Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe sekretari i MAS, Plarent Ndreca i cili hedh poshtë akuzat e ministres, duke deklaruar se pagat e nëpunësve të administratës janë firmosur që një ditë më parë dhe e quan absurde deklaratën e ministres Karabina.

“Pagat e të gjithë sistemit arsimor janë firmosur rregullisht nga drejtoritë arsimore rajonale dhe kaluar nga sistemi i thesarit të Ministrisë së Financave.
Njëkohësisht nga unë si nëpunës autorizues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit janë firmosur që dje urdhër pagesat për pagat e aparatit të MAS.”,- shkruan sekretari i Ministrisë së Arsimit.

Article Logic
Execution time: 0.021011114120483
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85125" }