Problemet me energjinë elektrike, OSHEE s'duron më: Ja ç'do bëjë

Publikuar tek: ekonomi, më 07:07 06-07-2017 Problemet me energjinë elektrike, OSHEE s'duron më: Ja ç'do bëjë

Pas përplasjeve të vazhdueshme mes ministrave teknikë të Partisë Demokratike dhe OSHEE, këta të fundit kanë vendosur të sqarojnë gjithçka po ndodh.

Probleme prej ndërprerjeve të herë pas hershme të energjisë elektrike në mes të vapës ku temperatuart i kanë kaluare edhe 40 gradë celcius, sidomos në Tiranë, janë bërë edhe punimet e firmave private

Mediat kanë marrë këtë mëngjes një njoftim nga OSHEE se gjatë ditës së sotme pritet të dalë në një konferencë për gazetarët drejtori i OSHEE në Tiranë, Klevis Jahaj. Ora dhe vendi ku do mbahet fjalimi ende nuk është saktësuar.

Ndërkohë, ditët e fundit përplasjes PS-PD kanë shkaktuar aludime se mund të lenë vendin pa drita so pasojë e ngërçit mes tyre, lidhur me përballimin e situatës dhe nevojës për importe.

Aktualisht është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që po siguron energjinë e nevojshme përmes të ardhurave të saj. 

Po ashtu, mësohet se ministrat teknikë të Partisë Demokratike s’kanë firmosur asnjë vendim duke lënë pezull autorizimin për KESH që të përdorë paratë e projektit për importin e energjisë. Një vendim i tillë shihet si i nevojshëm për të shmangur situata të vështira në vazhdim. OSHEE nga ana tjetër rrezikon që nëse vijon të përdorë të ardhurat e saj për importe të shkurtojë pjesën e investimeve. Aktualisht, niveli i liqenit të Fierzës ka zbritur në 272 m ndërsa prurjet janë tejet të ulëta. KESH-i tashmë prodhon për nevojat e OSHEE-së vetëm duke shfrytëzuar sasinë e prurjeve natyrale, me synim të mos ulë më tej nivelin e kaskadës.  Për shkak të rritjes së konsumit, nisur edhe nga temperaturat e larta atmosferike, OSHEE është detyruar që të shtojë sasinë e importit të energjisë, me synim garantimin e furnizimit të konsumatorëve. 

Article Logic
Execution time: 0.0022449493408203
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85186" }