Shkon me pushime në plazhin e Veliopjës, humb jetën tragjikisht pushuesi

Publikuar tek: aktualitet, më 11:07 06-07-2017 Shkon me pushime në plazhin e Veliopjës, humb jetën tragjikisht pushuesi

Temperaturat e larta kanë shkaktuar shumë problem shëndetësore më së shumti tek të moshuarit dhe tek fëmijët.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Velipojës. Pushuesi ka humbur jetën mesditën e sotme në çadrën e plazhit ku po pushonte me familjarët e tij. Mësohet se pushuesi ishte nga Shkodra dhe shkak i vdekjes ka qenë ataku kardiak.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur bluzat e bardha, të cilat tentuan ti japin ndihmën e parë, por pushuesi ka ndërruar jetë.  

Pak ditë më parë në plazhin e Velipojës një tjetër pushues humbi jetën.

Article Logic
Execution time: 0.015233993530273
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85219" }