RRËNQETHËSE, kjo është letra e fundit që Dritëro Agolli shkroi për Sadijen dhe premtimi që s’e mbajti dot

Publikuar tek: kulture-art, më 13:07 06-07-2017 RRËNQETHËSE, kjo është letra e fundit që Dritëro Agolli shkroi për Sadijen dhe premtimi që s’e mbajti dot

Shkrimtari i madh Dritëro Agolli para se të ndahej nga jeta, ka shkruar një letër për të pandashmen e tij, Sadijen.

Dritëroi i madh, ka ndjerë kohën e mbetur dhe me dorën e tij ka shkruar shënimin e herës së fundit.

“Në verë do të shkojmë në një hotel buzë liqenit. Atje do të ndjekim me sy pulëbardhat që shpërndahen e bashkohen mbi cipën e kaltërt, duke formuar një lule të bardhë të madhe , që zhduket e shfaqet, që shpërbëhet dhe bëhet përsëri mes thirrjesh të sinqerta gëzimi.
Ne, dy pleq të ulur në ballkon, do t'i ndjekim me sy këto qënie të bardha duke psherëtirë. Pak kohë na ka mbetur, ta soditim këtë mrekulli ! Mbase do të jetë hera e fundit ...”, shkruan ndër të djera Dritëroi në letrën për bashkëshorten e tij.

Në këtë letër të publikuar nga vajza e tij, Elona, Dritëroi tregon edhe premtimin e pambajtur për  pushimet e fundit me Sadijen.

Shkrimtari ndërroi jetë pas disa ditësh shtrimi në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë.

el.jpg

el1.jpg

driteroagolli_0003.jpg

Article Logic
Execution time: 0.014381885528564
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85242" }