Zbardhet urdhri, Kumbaro përzë artizanët e Parkut të Butrintit, i zëvendëson me këndin “SAL” (DOKUMENTET)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:07 07-07-2017 Zbardhet urdhri, Kumbaro përzë artizanët e Parkut të Butrintit, i zëvendëson me këndin “SAL” (DOKUMENTET)

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro kur është drejt fundit të mandatit të saj përmes një urdhri për Parkun Kombëtar të Butrintit po hedh në rrugë artizanët, që prej më shumë se dhjetë vitesh kanë aktivitetin e tyre në këtë zonë. Artizanët e Butrintit shprehen se urdhri i ministres Kumbaro, që ka miratuar kërkesën e tre operatorëve është një dëshirë për ti hedhur ata në rrugë.

Urdhri që mban datën 31 maj me miratimin e kërkesës së bashkimit të tre operatorëve për krijimin dhe funksionimin e këndit “SAL” pranë parkut arkeologjik Butrinti kundërshtohet fort prej tyre. Artizanët pohojnë se janë dhjetëra familje, që mbahen me punën e tyre në park, kanë paguar taksat dhe zbatojnë detyrimet ndaj shtetit. “Kam 8 vite që jam në Butrint, por si aktivitet këtu me produktet artizanale ka filluar para 13 vitesh. Ne punojmë 6 muaj në vit duke shitur produktet tona.

Janë nëntë artizanë këtu, por pas nesh janë shumë të tjerë që punojnë në shtëpi dhe na sjellin dhe ne produktet. Janë diku te 50 familje. Kjo që po bën ministria me ministren Kumbaro nuk është e drejtë. Ne kemi vite, që jemi këtu dhe tani duan të na hedhin në rrugë”, pohon Agur Kapo. Ndërkohë që dje, artizanëve iu është kërkuar të firmosin kontratat, por kjo është kundërshtuar. “Është një kontratë dy mujore dhe jo deri në fund të sezonit. Ne nuk bindemi për punën tonë, sepse na thanë që produktet tona do ti tregtojnë ata. Por kjo nuk ka llogjikë, sepse mund ta bëjnë këtë ose jo”, vijon më tej artizani Agur Kapo. Artizania Lindita Gjonaj pohon se me punën e tyre në Butrint mbahen dhjetëra familja dhe kjo që po mundohet të bëjë ministria i dëmton jo pak. “Me këtë punë nuk jam vetëm unë, por dhe familja. Janë dhe të tjera gra që merren me produktet artizanale, por kjo që do të bëjë ministria nuk na ne jep shpresë dhe është e padrejtë. Ne jemi nga të gjitha zonat që janë rreth Butrintit, që shesim këtu produktet artizanale dhe gjithmonë kemi zbatuar rregullat”, pohon Gjonaj. Prej vitesh që merren me aktivitetin e tyre në parkun e Butrintit për artizanët kjo që po bëhet tregon vetëm lakmi. “Është vetëm një lakmi, që një i pasur të shtypë të varfrin. Kaq mund të themi për këtë që po mundohet të bëjë Ministria e Kulturës. Unë flas në emër të artizanëve. Këtu është një dyqan i vogël për të treguar produktet artizanale, është një hapësirë e vogël. Tani thonë që do vijnë tre kompani, të marrin produktet tona dhe u dashka këto ti shesin ? Ne jemi 9 artizanë këtu që tregojmë produktet dhe pas nesh janë dhjetëra familje të tjera që mbahen me këtë punë. Ne çdo sezon nga maji në tetor kemi kontratat për punën tonë, kemi dokumentacione të rregullta dhe detyrimet ndaj shtetit. Ne kërkojmë të anullohet urdhri”, pohon Astrit Shero.

Urdhri në mënyrë arbitrare

Artizanët për këtë problem i janë drejtuar me një letër dhe drejtorit të Parkut. Përmes saj bëhet me dije se mbi çfarë bazash komisioni i ngritur në zbatim të urdhrit të ministres Kumbaro ka konsideruara se artizanët nuk kanë mundësi për të investuar në strukturën e re të këndit SAL. “Kjo strukturë është mirëmbajtur në vite nga artizanët, të cilët kanë tregtuar aty dhe ne mendojmë se i plotësojmë të gjitha kapacitetet për ndërtimin e strukturës së re nëse ajo të na ishte dhënë për zbatim. Gjykojmë që ky urdhër është nxjerrë në mënyrë arbitrare, duke na anashkaluar qëllimisht. Për këtë arsye kërkojmë nga ju ti përcillini ministres së Kumbaro ankesën tonë”, thuhet në letrën drejtuar drejtorit të parkut Gjergji Mano. Janë dhjetëra familje që punojnë dhe një numër prej tyre që shesin. Të gjendur pa shpresë ata i janë drejtuar me një letër edhe kryeministrit Rama, ministres Kumbaro dhe deputetëve të zonës, duke kërkuar rishikimin e këtij urdhri. “Ndodhur para këtij fakti kërkojmë që të anullohet ku urdhër dhe të përshtatet vetëm për ne banorët që jetojmë brenda zonës dhe në periferi të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe jo subjekteve të tjera, që nuk kanë lidhje me parkun kombëtar të Butrintit. Ne si ankimues kërkojmë që të na përsëritet kontrata e qerasë dhe të mos ngelemi pa punë, pasi me këtë biznes është lidhur jeta e familjeve tona”, thuhet mes të tjerave në letrën e tyre të datës 11 qershor.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro kur është drejt fundit të mandatit të saj përmes një urdhri për Parkun Kombëtar të Butrintit po hedh në rrugë artizanët, që prej më shumë se dhjetë vitesh kanë aktivitetin e tyre në këtë zonë. Artizanët e Butrintit shprehen se urdhri i ministres Kumbaro, që ka miratuar kërkesën e tre operatorëve është një dëshirë për ti hedhur ata në rrugë. Urdhri që mban datën 31 maj me miratimin e kërkesës së bashkimit të tre operatorëve për krijimin dhe funksionimin e këndit “SAL” pranë parkut arkeologjik Butrinti kundërshtohet fort prej tyre. Artizanët pohojnë se janë dhjetëra familje, që mbahen me punën e tyre në park, kanë paguar taksat dhe zbatojnë detyrimet ndaj shtetit. “Kam 8 vite që jam në Butrint, por si aktivitet këtu me produktet artizanale ka filluar para 13 vitesh. Ne punojmë 6 muaj në vit duke shitur produktet tona. Janë nëntë artizanë këtu, por pas nesh janë shumë të tjerë që punojnë në shtëpi dhe na sjellin dhe ne produktet. Janë diku te 50 familje. Kjo që po bën ministria me ministren Kumbaro nuk është e drejtë. Ne kemi vite, që jemi këtu dhe tani duan të na hedhin në rrugë”, pohon Agur Kapo. Ndërkohë që dje, artizanëve iu është kërkuar të firmosin kontratat, por kjo është kundërshtuar. “Është një kontratë dy mujore dhe jo deri në fund të sezonit. Ne nuk bindemi për punën tonë, sepse na thanë që produktet tona do ti tregtojnë ata. Por kjo nuk ka llogjikë, sepse mund ta bëjnë këtë ose jo”, vijon më tej artizani Agur Kapo.

Artizania Lindita Gjonaj pohon se me punën e tyre në Butrint mbahen dhjetëra familja dhe kjo që po mundohet të bëjë ministria i dëmton jo pak. “Me këtë punë nuk jam vetëm unë, por dhe familja. Janë dhe të tjera gra që merren me produktet artizanale, por kjo që do të bëjë ministria nuk na ne jep shpresë dhe është e padrejtë. Ne jemi nga të gjitha zonat që janë rreth Butrintit, që shesim këtu produktet artizanale dhe gjithmonë kemi zbatuar rregullat”, pohon Gjonaj. Prej vitesh që merren me aktivitetin e tyre në parkun e Butrintit për artizanët kjo që po bëhet tregon vetëm lakmi. “Është vetëm një lakmi, që një i pasur të shtypë të varfrin. Kaq mund të themi për këtë që po mundohet të bëjë Ministria e Kulturës. Unë flas në emër të artizanëve. Këtu është një dyqan i vogël për të treguar produktet artizanale, është një hapësirë e vogël.

Tani thonë që do vijnë tre kompani, të marrin produktet tona dhe u dashka këto ti shesin ? Ne jemi 9 artizanë këtu që tregojmë produktet dhe pas nesh janë dhjetëra familje të tjera që mbahen me këtë punë. Ne çdo sezon nga maji në tetor kemi kontratat për punën tonë, kemi dokumentacione të rregullta dhe detyrimet ndaj shtetit. Ne kërkojmë të anullohet urdhri”, pohon Astrit Shero. Urdhri në mënyrë arbitrare Artizanët për këtë problem i janë drejtuar me një letër dhe drejtorit të Parkut. Përmes saj bëhet me dije se mbi çfarë bazash komisioni i ngritur në zbatim të urdhrit të ministres Kumbaro ka konsideruara se artizanët nuk kanë mundësi për të investuar në strukturën e re të këndit SAL. “Kjo strukturë është mirëmbajtur në vite nga artizanët, të cilët kanë tregtuar aty dhe ne mendojmë se i plotësojmë të gjitha kapacitetet për ndërtimin e strukturës së re nëse ajo të na ishte dhënë për zbatim. Gjykojmë që ky urdhër është nxjerrë në mënyrë arbitrare, duke na anashkaluar qëllimisht. Për këtë arsye kërkojmë nga ju ti përcillini ministres së Kumbaro ankesën tonë”, thuhet në letrën drejtuar drejtorit të parkut Gjergji Mano. Janë dhjetëra familje që punojnë dhe një numër prej tyre që shesin. Të gjendur pa shpresë ata i janë drejtuar me një letër edhe kryeministrit Rama, ministres Kumbaro dhe deputetëve të zonës, duke kërkuar rishikimin e këtij urdhri. “Ndodhur para këtij fakti kërkojmë që të anullohet ku urdhër dhe të përshtatet vetëm për ne banorët që jetojmë brenda zonës dhe në periferi të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe jo subjekteve të tjera, që nuk kanë lidhje me parkun kombëtar të Butrintit. Ne si ankimues kërkojmë që të na përsëritet kontrata e qerasë dhe të mos ngelemi pa punë, pasi me këtë biznes është lidhur jeta e familjeve tona”, thuhet mes të tjerave në letrën e tyre të datës 11 qershor./ Julia Vrapi, gazeta “Sot”.

kontratata_faqe_18-1_foto_e_duhurraaa.jpg

letra_1.jpg

letra_2.jpg

letra_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.014794111251831
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85332" }