Libri i shkruar nga Zoti ka humbur, kërkohet në fund të detit

Publikuar tek: kulture-art, më 16:07 07-07-2017 Libri i shkruar nga Zoti ka humbur, kërkohet në fund të detit

Një kronikë që tregon luftërat midis Joshuas, profetit të religjionit Abraham – Moisiut dhe izraelitëve drejt Tokës së Shenjtë ka humbur përgjithmonë.

“The Book of the Wars of the Lord” thuhet se është libër që është shkruar nga vetë Zoti. Legjendat dhe studiuesit thonë se libri, nëse nuk gjendet diku në thellësi të Detit të Vdekur, atëherë nuk është në asnjë vend.

Libri, nëse do të shpëtonte, do të ishte një kalibër si Bibla, libri më i shitur i të gjitha kohërave. Madje edhe në Bibël përmendet ekzistenca e dikurshme e këtij nën-libri, tek pjesa Num. 21:14.  Midis akademikëve ekziston ideja se libri përbëhej nga poema dhe këngë të fitores, ndërsa vetë fakti se në titull ekziston fjala LORD, e lidhë atë me Zotin.

Në vitin 2002 mbi këtë libër shkroi Derek Shaver, një person i panjohur deri atë vit i cili thoshte se po merr mesazhe nga Zoti dhe engjëjt e tij, e ku flitej edhe mbi këtë libër. Shaver e titulloi librin e tij më pas me të njëjtin titull sikur dorëshkrimi i humbur.

Ka edhe të tillë që thonë se libri në fakt është “Libri i Jasherit” ose “Book of the Upright”, një libër që përmendet në Biblën e Hebrenjve, ku Joshua është protagonisti kryesor.

Libri cilësohet si një ndër dorëshkrimet të cilat kanë humbur dhe historia nuk i ka lënë të mbijetojnë, për shkak të rrethanave të ndryshme. //KultPlus.com//

Article Logic
Execution time: 0.013005018234253
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-85389" }